Nis seminari mbarëkombëtar për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë
Prishtinë, 1 gusht - Nën organizimin e ministrive të Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, nga sot deri më 4 gusht do të mbahet Seminari i mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, i trembëdhjeti me radhë, i cili këtë vit do të mbahet në qytetin e Gjakovës.
Në hapje të Seminarit, punimet do t’i përshëndesin ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Arsim Bajrami dhe znj.Mirela Karabina, si dhe ministri i Diasporës, z. Valon Murati.
Në këtë Seminar, pritet të marrin pjesë në rreth 120 mësues shqiptarë, të cilët janë të angazhuar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.