29 Dhjetor 2024

Nis raundi i zgjedhjes të dekanëve në Universitetin e Prishtinës

Prishtinë, 1 shkurt - Universiteti i Prishtinës, nga sot hyn në një raund të ri të zgjedhjeve, atë për dekanët e njësive akademike.

Burime të “Kohës Ditore” bëjnë të ditur emrat e kandidatëve për postet e dekanëve nëpër disa fakultete.

Ata janë: Rrustem Asllanaj - Ekonomik, Enver Hamiti dhe Ahmet Shala - Inxhinieri Elektrike, Musa Selimi - Sporte, Suzana Manxhuka - Mjekësi, Haxhi Gashi - Juridik, Abdullah Zejnullahu - Ndërtimtari, Tahir Arbneshi –Shkenca Matematikore, Hasnije Ilazi dhe Bujar Dugolli –Filozofik, Ethem Çeku dhe Eda Vula – Edukim, Lindita Rugova - Filologjik, Hysni Osmani -Inxhineri Mekanike dhe Bedri Dragusha - Bujqësi.

Shumica prej tyre e kanë konfirmuar për gazetën kandidimin për postin e dekanit, dhe se presin që të propozohen dhe të votohen ditëve në vijim. Procedura për zgjedhjen e kandidatëve nis që nga zgjedhja e tyre në këshillat e fakulteteve.

Këta këshilla tashmë sapo janë zgjedhur dhe në takimet e tyre të para propozohen emrat e kandidatëve të mundshëm për dekanë. Kandidatët pastaj votohen, në mënyrë të fshehtë. Dhe kandidati më i votuar, zgjidhet dekan.

/Koha Ditore/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)