Nis protesta në Qendrën e Studentëve
Prishtinë, 27 tetor - Punëtoret e Omi-Impex janë të angazhuar në mirëmbajtjen e objektit në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës.
Trajtim më njerëzor, rritje të pagave dhe kthim nën menaxhmentin e Qendrës Studentore, janë kërkesat e punëtorëve të shoqatës sindikale Omi-Impex, të cilët sot kanë paralajmëruar se do të fillojnë ditën me protestë pranë Qendrës së Studentëve për të kërkuar realizimin e kërkesave të tyre. Madje ata paralajmërojnë grevë, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Punëtoret e Omi-Impex janë të angazhuar në mirëmbajtjen e objektit në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës.
Protestën e sotme e ka konfirmuar për KosovaPress, kryetari i Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovë (SPEVZ), Jusuf Azemi.
Protesta do të mbahet në konviktin numër 5, në Qendrën Studentore të UP-së ku të gjithë punëtorët do të mblidhen aty e do të qëndrojnë gjatë tërë ditës duke mos i kryer detyrat e veta. Protesta do të fillojë në orën 08:00.