26 Dhjetor 2024

Nis konferenca “Rishikimi i Përbashkët Vjetor për vitin 2014”

Prishtinë, 24 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka hapur punimet e konferencës dyditore “Rishikimi i përbashkët Vjetor 2014”, e cila ka për qëllim rishikimin e zhvillimeve kryesore dhe performancën në sektorin e arsimit gjatë vitit 2014.

Ministri Bajrami, me këtë rast, theksoi se rekomandimet e nxjerra nga kjo konferencë do të kontribuojnë në hartimin e politikave dhe prioriteteve, në sektorin e arsimit për vitin 2015.

“Kjo është një mundësi e mirë që ne të shohim progresin e arritur në sektorin e arsimit, sfidat me të cilat jemi ballafaquar gjatë vitit të kaluar dhe nevojën e përditësimit të aktiviteteve tona. Rishikimi i planit vjetor është një mundësi e mirë për të ndërtuar konturat e programit të ardhshëm katërvjeçar, i cili do të marrë parasysh edhe objektivat shtetërore të Republikës së Kosovës, e cila ka vendosur në fokus të prioriteteve të veta kombëtare arsimin dhe edukimin”, u shpreh ministri Bajrami.

Arsimi dhe edukimi, tha ministri Bajrami, janë një fushë gjithëpërfshirëse, e cila prek gjithë popullsinë dhe në këtë mënyrë obligon institucionet që të ofrojnë një arsim cilësor, krahas arsimit të trendeve evropiane.

Ministri Bajrami, po ashtu vlerësoi se, janë arritur rezultate të mira në sferën e legjislacionit, infrastrukturës, strategjive, porse duhet të jemi kritik dhe të kërkojmë edhe më tutje angazhim në ngritjen e kapaciteteve tona të përgjithshme, në mënyrë që integrimi në Bashkimin Evropian të jetë mbi bazën e meritave.

Göran Paulsson, përfaqësues i Ambasadës së Suedisë, tha se investimi në arsim është çështje thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe social, andaj Qeveria e Suedisë është këtu për ta përkrahur Kosovën në përpjekjet e saj për t’ u përafruar me Bashkimin Evropian.

Konferenca “Rishikimi i Përbashkët Vjetro 2014” këtë vit organizohet për herë të katërt dhe në fokus të shqyrtimeve të saj do të jetë Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë (PSAK) dhe plani përkatës i implementimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)