23 Dhjetor 2024

Nis konferenca "Hap pas hapi për ndërtesa shkollore më të mira"

Prishtinë, 4 dhjetor - Në organizim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe në mbështetje të Bankës Botërore përmes zhvillimit institucional për projekte të arsimit (IDEP), ka filluar punimet  konferenca ndërkombëtare: "Hap pas Hapi për ndërtesa shkollore më të mira".

Kjo është konferenca e parë ndërkombëtare për shkolla më të mira, qëllimi i së cilës është që të promovojë të arriturat dhe  përpjekjet e institucioneve tona që të ndërtojnë, të përmirësojnë dhe të ofrojnë kushte më të mira në ndërtesat shkollore në tërë Kosovën.

 Me këtë rast, ministri i arsimit, Ramë Buja theksoi rëndësinë që ka ngritja e infrastrukturës moderne shkollore në të mirën e cilësisë në arsim, njëherësh falënderoi të gjithë ata që ndihmuan dhe po ndihmojnë në këtë drejtim.

“Mekanizmat ndërkombëtar që po e ndihmojnë procesin e shkollë ndërtimit, mësimdhënies dhe mësim nxënies, siç janë Banka Botërore, USAID-i, Komisioni Evropian etj, janë ata që na bëjnë të ndjehemi më të sigurt në përpjekjet tona për ngritjen e kapaciteteve shkollore”, tha ministri Buja.

Natyrisht, theksoi ministri, ne do përpiqemi që t’i marrim përvojat më të mira nga të gjithë miqtë tanë për shkolla më funksionale.

“Nëse ne bëjmë ndërtesa të bukura, funksionale dhe ambiente joshëse për mësimdhënësit dhe nxënësit , atëherë mund të themi se kemi krijuar ambiente që na qojnë përpara cilësinë mësimore, të cilën e kemi proklamuar që më parë si synim tonin permanent“, tha ministri Buja.

Të pranishmit , me një fjalë rasti i përshëndeti edheJan Peter Olters, Shef i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, i cili ndër tjera tha se Kosova është duke investuar në të ardhmen e saj çdo ditë e më shumë .

“Përmirësimi i infrastrukturës shkollore , ngritja e objekteve moderne shkollore janë kusht esencial për mësimdhënie e mësimnxënie me metoda bashkëkohore”, theksoi ai.

Në vazhdim, Peter Olters tha se ambientet e pastra dhe të bukura shkollore, doemos janë inspirim për nxënës dhe mësimdhënës që të punojnë më shumë në ngritjen e cilësisë në arsim. “BB dhe partnerët tjerë po e ndihmojnë MAShT-in në këtë drejtim dhe këtë gjë do ta bëjmë edhe në të ardhmen”, tha ai.

Drita Kadriu, këshilltare e ministrit Buja , paraqiti historikun e zhvillimit të arsimit shqip në Kosovë që nga kohët e hershme.

Ndërkaq Fadile Dyla, drejtore e Departamentit të Infrastrukturës në MAShT, prezantoi përpjekjet, sfidat dhe sukseset e këtij departamenti në ngritjen e objekteve shkollore, duke filluar që nga periudha e rindërtimit të vendit pas luftës në Kosovë .

Konferenca do të zgjasë 2 ditë, ndërsa aty po marrin pjesë përfaqësues të donatorëve ndërkombëtarë (mbështetës të arsimit në Kosovë), zyrtarë të lartë të MAShT, përfaqësues të institucioneve arsimore të Kosovës, përfaqësues të medieve, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)