Nga UBT studimet vazhdohen në Universitetin City në Londër
Prishtinë , 10 tetor - Presidenti i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) Prof. Dr. Edmond Hajrizi, qëndroi për vizitë disaditëshe në Londër të Anglisë , pikërisht në Universitetin City, dhe aty zhvilloi disa takime me menaxhmentin më të lartë të këtij Universitetit.
Më konkretisht të dyja palët diskutuan rreth nisjes së impelmentimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndëruniversitar që është nënshkruar dhe zyrtarizuar po në fillim të këtij viti në objektin e Universitetit City.
Me theks të veçantë marrëveshja në fjalë u mundëson studenteve kosovarë, pikërisht studentëve të UBT-së që studimet universitare ti vazhdojne në Universitetin City dhe te marrin diplomën e tyre, më konkretisht nga ky vit i ri akademik 2011-2012 po edhe në vitet në vazhdim studentët e UBT-së mund të vazhdojnë studimet në universitetin City në Londër, më të njëjtën shumë dhe pagesë .
Po ashtu marrëveshja do ofrojë edhe programe të tjera të veçante si janë projektet, seminaret, transferi i teknologjisë, shkëmbimin e literaturës më të avancuar, dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.
Në bazë të bisedave që patën mes udhëheqësit e institucioneve në fjalë Presidenti i UBT-së Dr. Hajrizi, dhe prodekani Prof. Dr. Sanawar Khan u ndan të kënaqur me nisjen e implementimit të marrëveshjes në fjalë.
Universitetit City numëron një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve dhe ka marrëveshje shumta bashkëpunimi me universitete ndërkombëtare, është themeluar që 100 vite e më shumë, numri i të diplomuare është i krahasueshëm me universitete më të mëdha në botë, po ashtu të diplomuarit sot janë në vende udhëheqëse nëpër kompani dhe organizata më profitabile në Evropë dhe botë.