Nga sot hapet Universiteti Pranveror i Prishtinës
Prishtinë, 1 prill - Në kuadër te projektit për përforcimin e mësimdhënies së gjuhës frënge në Kosovë, Ambasada e Francës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shoqata e profesorëve te gjuhës frënge dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë universitetin e parë pranveror nga sot deri me 4 prill, ku do të marrin pjesë reth 60 mësimdhënës nga Kosova, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria.
Hapja zyrtare e këtij Universiteti të Pranverës do të bëhet sot në amfiteatrin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës.
Qëllimi i këtij Universiteti Pranveror i cili është pjesë e reformës së kurrikulës iniciuar nga MASHT-i që nga viti 2013 për rishikimin e programeve shkollore me futjen e gjuhës së 2-të të huaj në klasën e 6-të dhe përmirësimin e statusit të Kosovës si anëtare e asociuar në OIF, është për të përforcuar aftësitë gjuhësore dhe didaktike të mësimdhënësve përmes trajnimeve dhe burimeve arsimore të përshtatura për kushtet e tyre të mësimdhënies.
Përgjatë këtij Universiteti Pranveror, mësimdhënësit e frëngjishtes mund të përditësojnë njohuritë e tyre rreth frankofonisë dhe ngjarjeve të mëdha kulturore të organizuara në vend në vitin 2019.
Mësimdhënësit do të mësojnë, në sajë të teknologjive dixhitale, për të zgjedhur informacionin dhe për të gjetur dokumente të dobishme autentike të përdorshme për mësimdhënien e tyre.
Rreth moduleve Lexim dhe përshtatje dhe lojë dhe të zhvillojnë lojëra, ata mund të gjejnë tekste letrare klasike dhe bashkëkohore për të përmirësuar praktikimin e tyre të gjuhës frënge rreth aktiviteteve teatrale.
Punëtori për perfeksionimin e gjuhës, në përputhje me kërkesat e diplomave zyrtare franceze DELF dhe DALF do të ofrohen për mësimdhënësit.
Momente të shkëmbimeve miqësore midis trajnerëve dhe mësimdhënësve, konferencave dhe aktiviteteve kulturore do të pasurojnë programin e trajnimit.