Nga shujtat do të përfitojnë 17.216 nxënës në 43 shkolla fillore
Prishtinë, 22 shtator - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përmbushur një prej premtimeve të tij. Nga sot ka filluar shpërndarja e shujtave në të gjitha shkollat fillore të Prishtinës, për klasat I V.
Ahmeti me këtë rast ka thënë se ky është një hap i vogël për zbutjen e gjendjes sociale tek fëmijët, si dhe drejt barazisë.
Njëkohësisht, Kryetari i Komunës së Prishtinës ka theksuar se është duke u punuar që në të ardhmen të ngrihet vetëdija që shujtat të jenë pjesë e të gjitha shkollave në Kosovë dhe jo vetëm për klasat I - V.
Këto deklarime kryetari Shpend Ahmeti ia ka bërë gjatë vizitave në disa shkolla fillore me fillimin të ndarjes së shujtave për filloristët.
Gjatë javës, nxënësit do të kenë në dispozicion këto racione të ushqimit: kifle me djath, kifle me vishnje, kroasan me puter, xhevrek dhe kifle me mollë, ndërsa në ditën e premte pjesë e menysë do të jetë edhe një pemë sezonale.
Nga shujtat do të përfitojnë 17.216 nxënës në 43 shkolla fillore të Prishtinës.
Klasa e I rë, 1.037 nxënës
Klasa e II të, 1.043 nxënës
Klasa e III të, 1.021 nxënës
Klasa e IV të, 1.005 nxënës
Klasa e V të, 1.039 nxënës