Nga nesër hapet konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhe publike
Prishtinë, 13 qershor - Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës njofton se nga nesër, 14 qershor e deri më datën 24 qershor, hapet konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhet publike. Konkurset do të publikohen në secilën çerdhe veç e veç, andaj të interesuarit duhet të aplikojnë drejtpërdrejtë në çerdhen për të cilën janë të interesuar.
Poashtu njoftohen prindërit e fëmijëve të cilët janë në çerdhe se çerdhet publike do të jenë në pushim vjetor nga 1 deri më 12 gusht.