23 Dhjetor 2024

Nga nesër fillon pushimi pranveror

Prishtinë, 31 mars - Me qëllim që të njoftohet edhe një herë opinioni, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka përsëritur se pushimi pranveror nga data 1 deri më 5 prill 2019 do të fillojë sipas Kalendarit shkollor 2018-2019, aprovuar në fillim të vitit shkollor, pra, s’ka zëvendësim të  orëve të humbura as gjatë pushimit pranveror e as vikendeve.

SBASHK thekson se gjatë dy ditëve të fundit është tentuar që të krijohet një paqartësi nga ndonjë këshill  i prindërve duke ju bërë thirrje  prindërve që të dërgojnë fëmijët në shkollë pasi që mësimdhënësit qenkan në shkollë.

SBASHK  njofton  edhe prindërit edhe nxënësit, por edhe opinionin e gjerë se mësimdhënësit pavarësisht a janë në vendin e punës a jo zhvillim të procesit mësimor për t’i zëvendësuar ditët e humbura të grevës nuk do të ketë.

"Nuk  është mirë  të krijohen  tensione shtesë sepse edhe kështu mësimdhënësit e Kosovës janë tepër të revoltuar e sidomos pas fyerjeve që u bënë nga dy deputetët  e Kuvendit të Kosovës ditën e enjte në seancën e jashtëzakonshme e aq më shumë pse   prindërit nuk reaguan në mbrojtje të mësimdhënësve të fëmijëve të tyre", thekson SBASHK.

SBASHK-u  të hënën  ka ftuar Kryesin e SBASHK-ut dhe  kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar të të gjitha komunave me qëllim që të analizojë se si është situata gjatë pushimit pranveror dhe a ka presione ndaj anëtarësisë dhe varësisht nga informatat që marrim edhe do të marrim   veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe shpalljen e grevës në komunat ku ka presione e nëse presione do të ketë në shumicën e komunave   do të shkohet në grevë të përgjithshme  në nivel vendi.

"I ftojmë mësimdhënësit nëse nesër, eventualisht bëhet presion përmes nxënësve me tentim që të hyjnë në klasa, gjoja për të zhvilluar mësim, në ato momente mësimdhënësit  le të lëshojnë objektet shkollore  në shenjë proteste", thekson SBASHK.

SBASHK  edhe përmes kësaj  informate   fton përsëri   kryetarët e komunave të Kosovës të bisedojnë  me drejtorët e DKA për t’i lënë të qetë  mësimdhënësit e mos të ushtrojnë presione për zbatimin  vendimit te ministrit Bytyqi deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Gjithashtu falënderojmë disa Kryetar të Komunave qe kanë mirëkuptuar kërkesat e SBASHK-ut.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)