16 Nëntor 2024

Nga çerdhe të dijes, Begaj e kthen arsimin në çerdhe të korrupsionit

Prishtinë, 26 tetor - Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Malishevë me shqetësim të madh ka përcjellë informacionet të cilat janë publikuar në media në lidhje me skandalin në të cilin është i përfshirë drejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, Izet Hoti, ndaj të cilit, Gjykata Themelore në Gjakovë ka nisur një proces gjyqësor nën akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare për marrje ryshfeti.

"Edhe ky skandal ngjashëm si edhe shumë manipulime të tjera janë tregues i qartë i degradimit të vazhdueshëm të qeverisjes Begaj e cila jo vetëm në sektorin e arsimit, por në të gjithë sektorët tjerë ka vazhduar thellimin e problemeve dhe rritjen e keqpërdorimeve, duke u bërë njëherit shembull i një qeverisje e cila mbijetesën e saj e ka të lidhur ngushtë me abuzime dhe skandale", thekson VV.

Pra, derisa në shkollat tona po pakësohet në mënyrë drastike numri i nxënësve qeverisja Begaj po e rrit numrin e skandaleve në arsim dhe jo vetëm.

VV konsideron se logjika e mbrapsht e qeverisjes së Nismës si në rrafshin qendror dhe në atë lokal përbën modelin më eklatant të keqqeverisjes që formë dhe mjet për mbajtjen e pushtetit e ka nepotizmin, shantazhin dhe keqpërdorimin e pasurisë publike për interesa klienteliste, partiake dhe te mafisë së biznesit.

Kjo sipas VV-se është më se e qartë për secilin qytetarë tashmë, nga se që nga ardhja e qeverisjes së Nismës në Malishevë, çdo ditë e më shumë është thelluar kriza dhe janë rritur keqpërdorimet. Ndaj, jo rastësisht kjo qeverisje ka më së shumti raste të ngritura në gjykatë, shkelje këto nga të cilat është dëmtuar rëndë buxheti i qytetarëve.  

Skandali i fundit në të cilin është i përfshirë drejtori i gjimnazit, është vetëm një pasqyrë e realitetit të hidhur në të cilin ndodhët sektori i arsimit, e që realisht gjenezën e ka tek keqpërdorimet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur gjatë tërë mandatit qeverisës të Nismës.  

Treguesi më i qartë i gjithë kësaj është heshtja e qëllimshme e zyrtarëve komunal, të cilët në fakt tentojnë të fshehin dhe mbulojnë rastet e shkeljeve dhe manipulimeve të kësaj natyre, gjë që dëshmon qartë se ata janë edhe vet të implikuar në këto skandale që janë bërë të përditshme.

Lëvizja Vetëvendosje! në Malishevë, reagon ashpër ndaj akteve të tilla kriminale dhe kërkon urgjentisht nga Kryetari Begaj dhe Drejtori i Arsimit Blerim Thaçi, që të sqarojnë opinionin publik lidhur me zhvillimet e fundit në gjimnazin “Hamdi Berisha” dhe menjëherë të nisin procedurat ligjore për shkarkimin e drejtorit aktual të kësaj shkolle.

Në të kundërtën çdo përpjekje e tyre për ta kaluar në heshtje edhe këtë skandal do të nxisë rritjen e pakënaqësisë dhe reagimit qytetar për të cilën Nisma dhe Begaj do të mbahen përgjegjës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)