Nesër nuk mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme
Prishtinë, 27 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që nesër të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.
Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë për shkak të motit të lig që po mbretëron këto ditë në Kosovë dhe paralajmërimit për temperatura të ulëta gjatë ditës së nesërme.
Kjo ditë e humbur e mësimit do të zëvendësohet në në një ditë tjetër gjatë këtij semestri, për të cilën do të merret vendim në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.