26 Dhjetor 2024

Nesër mbahet testi i arritshmërisë

Prishtinë, 21 maj - Pas takimit me të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Prishtinës lidhur me mbajtjen e testit të aritshmërisë për nxënësit e klasave të IX – ta, sot drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimi, Arbërie Nagavci ka mbajtur takim edhe me mësimdhënësit që do të jenë pjesë e këtij procesi.

Në këtë takim, Nagavci ka bërë me dije se gjatë këtij vitit është shtuar numri i paraleleve dhe qendrave në të cilat do të mbahet testi i arritshmërisë.

“ Në secilën klasë do të kemi një nxënës të ulur në një bankë që do të thotë se secila paralele e nxënësve është e ndarë në dy pjesë. Kemi takuar të gjithë drejtorët e shkollave, të gjithë administruesit dhe komisionet vëzhguese në mënyrë që të organizohemi që testi të shkojë sipas kërkesave dhe standardeve”, i ka njoftuar të pranishmit Nagavci.

Ajo është shfaqur e prerë sa i përket mundësisë së kopjimit, ndërsa ka kërkuar nga prindërit dhe mësimdhënësit që të përcjellin porosinë deri tek nxënësit që të përkushtohen në plotësimin e testit të tyre, të mbajnë qetësi në klasë dhe ajo që është më e rëndësishmja, askush mos të tentojë të ndikojë në mënyra të ndryshme tek administruesit dhe mësimdhënësit. 

Lidhur me pasojat e veprimeve të tilla, Nagavci ka bërë publik edhe vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit përmes së cilit parashihen edhe gjoba deri në 2.000 euro për ata administrues që shkelin detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, siç është zhurma në klasë apo ndihma eventuale që mund t’i ofrohet ndonjërit prej nxënësve.

\"Arsyeja se pse i kemi ndërmarrë të gjitha masat sivjet është për shkak se duhet të punojmë në vetëdijesimin edhe të nxënësve por edhe të prindërve që nuk lejohet kopjimi ngaqë gjatë vitit të kaluar nxënës me sukses të shkëlqyeshëm nuk kanë arritur të marrin pikët e duhura në testin e arritshmërisë pikërisht për shkak të zhurmës dhe ndikimeve që kanë pasur të tjerët. Kjo ka ndikuar në një mënyrë që nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm mos të arrijnë të regjistrohen në shkollat ku kanë pasur dëshirë, e në anën tjetër nxënës të cilët nuk kanë pasur sukses të mirë kanë arritur të grumbullojnë më shumë pikë në test të arritshmërisë”, ka thënë Nagavci.

Testi i arrtishmërisë do të mbahet nesër, e premte 22 maj, në ora 10:00. Në këtë test i cili do të mbahet në njëmbëdhjetë shkolla të Komunës së Prishtinës do të hyjnë 3.971 nxënës të klasave të IX – ta. Për realizimin e këtij procesi janë angazhuar 260 administrues dhe rreth 60 vëzhgues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)