23 Dhjetor 2024

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi mes MASHT dhe British Council

Prishtinë, 18 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe drejtori ekzekutiv i British Council për Kosovë dhe Shqipëri, Angus Bjarnason, kanë nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi për Programin për Shkollat e Shekullit 21, i cili synon përmirësimin e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët në Ballkanin Perëndimor.

Ky program, i cili u zbatua me sukses si program pilot gjatë vitit 2017, ka për qëllim inkuadrimin e qasjes inovative në pajisjen e nxënësve nga mosha 10-15 vjeçare me shkathtësi për mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve përmes kodimit praktik dhe programimit fizik.

Përmes këtij programi, udhëheqësit e shkollave do të kuptojnë dhe do të jenë në gjendje të mbështesin inkuadrimin e metodave të reja dhe inovative të mësimdhënies, si dhe do t’i motivojnë mësimdhënësit për t’i zbatuar ato në klasa.

Ndërsa, nga zbatimi i këtyre metodave nga ana e mësimdhënësve, nxënësit do të fitojnë shkathtësi të reja, që përveç tjerash, do të rrisin aftësitë e tyre për të punuar në ekip, duke ju siguruar atyre edhe mundësi më të mira të punësimit në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)