15 Nëntor 2024

Nënshkruhet Memorandum mes të MASHT, MSH dhe UP-së

Prishtinë, 14 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe rektori i Universitetit “ Hasan Prishtina” Marjan Dema, në emër të institucioneve përkatëse,  nënshkruan  Memorandum Mirëkuptimi , me të cilin do të rregullohet unifikimin e pagave për stafin akademik të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës,  të cilët njëherësh ushtrojnë shërbime shëndetësore të nivelit tretësor.

Ministri Bajrami, me këtë rast është shprehur se  ky është një hap i rëndësishëm per zgjidhjen  e një problemi shumëvjeçarë  të punës së profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe se ka qenë nevojë e kahershme që kjo çështje të zgjidhet , që profesorët të marrin pagë të unisuar për punën e tyre akademike dhe praktike .

“ Fakulteti i Mjekësisë e ka specifikën që brenda  kurrikulës e ka të integruar edhe komponentin e punës praktike, pregaditjen e mjekëve jo vetëm në aspektin teorik por edhe me shkathtësi praktike” tha ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami theksoi se shumica e mësimdhënësve të këtij fakulteti përveç që janë pedagog universiteti , punojnë edhe në klinikën universitare .

“Me këtë memorandum, po krijojmë bazën që këta mësimdhënëses, të marrin një pagë të unifikuar për punën që bëjnë si profesor për edhe për punën që bëjnë në klinikë dhe kjo në kuadër të sistemit të pagave të republikës së Kosovës” , theksoi ministri Bajrami .

Implementimi i këtij Memorandumi do të mbikëqyret nga Këshilli i përbashkët profesional i tri subjekteve nënshkruese dhe pritet të realizohet nga janari i vitit që vjen .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)