Nënshkruhet marrëveshje për raundin e 2 të granteve shkollore
Prishtinë, 12 dhjetor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përfaqësuesit e 56 shkollave të Kosovës, nënshkruan marrëveshje për raundin e dytë të Granteve Shkollore.
Grantet shkollore janë pjesë e Projekti për Zhvillimin Institucional të Arsimit në Kosovë, i cili zbatohet nga MAShT dhe financohet nga Banka Botërore.
Me këtë rast, ministri Buja ndër tjera tha se, efektet e këtyre granteve janë shumë me ndikim tek mësimdhënia dhe mësimnxënia, në cilësinë në arsim.
Shuma e përgjithshme e granteve është 1. 635 000 euro (njëmilion e gjashtëqind e tridhjetë e pesë mijë euro) . Ndërsa, vetëm në fazën e parë kanë përfituar 109 shkolla fillore dhe të mesme nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës (rreth 100 mijë nxënës).
Nga këto mjete shkollat fillore kanë fituar deri në 10 mijë euro, ndërsa ato të mesme deri në 15 mijë euro. Për raundin e parë raundin e parë janë hargjuar rreth 800 mijë euro. Ndërsa raundi i dytë i granteve , kap shumën rreth 470 mijë euro, tha ministri .
Në vazhdim ministri Buja falenderoi Bankën Botërore për mbështetje të vazhdueshme në arsim, dhe tha se kjo mbështetje është shumë domethënëse për rritjen e cilësisë në arsim, e që është synim kryesor yni.
Në fund, ministri i përgëzoi drejtorët e shkollave për menagjimin e mirë të garnteve, nga të cilat cilat gjithsesi përfitojmë të gjithë dhe shtoi se pretendojmë që ta përfundojmë edhe raundin e tretë deri në fund të 2012-ës.
Të parnishmit i përshëndeti edhe Jan Peter Olters, menaxher i Bankës Botërore në Kosovë, i cili tha se investimet në infrastrukturë shkollore, për rritjen e kapaciteteve të mësimdhënies dhe për kurrikulë modern, janë tri shtyllat kryesore që e bëjnë një arsim të suksesshëm dhe cilësor.
Ndërsa falënderoi MASHT-in dhe shkollat përfituese për bashkëpunim dhe mënaxhim të suksesshëm të granteve, e që sipas tij është shumë domethësës për vazhdimin e projekteve të reja në fushën e arsmit.
Ndryshe, me këto mjete, në raundin e parë shkollat janë pajisur me laboratorë dhe biblioteka shkollore, janë krijuar mjedise të përshatshme për mësim praktik, janë pajisur me mjete didaktike për konkretizimin e mësimdhënies, etj.
Ndërsa, në raundin e dytë , do të punohet edhe më tutje në trajnim të mësimdhënësve, ngritje të kapaciteteve planifikuese, ngritje të kapaciteteve për ndërmarrje të iniciativave , si dhe për hartim të planeve 3 vjeqare, etj.
Ndërsa, Xhavit Dakaj, sekretar i përgjithshëm në MAShT nënshkroi kontratat me drejtorët e shkollave përfituese.