27 Dhjetor 2024

Nënshkruhet Marrëveshje ndërmjet MAShT dhe KALLXO.COM

Prishtinë, 31 gusht – Ministri i  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,Arsim Bajrami, drejtori i Internews Kosova, z. Faik Ispahiu dhe drejtorja e BIRN-it, Jeta  Xharra,  nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për monitorim të sistemit të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Kallxo.com,  kanë rënë dakord për bashkëpunim në monitorimin e arsimit parauniversitar, duke e konsideruar të rëndësishme dhe me interes publik që platforma Kallxo.com, të monitorojnë sistemin e arsimit parauniversitar (atë privat dhe publik) dhe të informojnë MAShT-in dhe palët tjera me interes, për të gjitha të gjeturat,  me qëllim që të promovojë  llogaridhënien dhe transparencën, për të nxitur kështu përmirësimin  e cilësisë në arsim.

MAShT, me këtë rast, lejon pa përjashtim që të gjitha ekipet monitoruese të Kallxo.com, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e institucioneve edukative arsimore, të kenë qasje të papenguar gjatë tërë kohës në të gjithë dokumentacionin dhe proceset këshilluese dhe vendimmarrëse të zyrtarëve, këshillave dhe të gjitha organeve tjera të Ministrisë dhe institucioneve edukative arsimore, përfshirë edhe mundësinë për të fotografuar, xhiruar dhe dokumentuar të gjeturat e procesit të monitorimit.

Platforma Kallxo.com, do të zbatojë standardet më të larta të monitorimit dhe raportimit të paanshëm e profesional, në veçanti duke mos rrezikuar sigurinë dhe privatësinë e nxënësve në institucionet edukative arsimore si dhe duke mos penguar mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Palët nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, në të ardhmen do të themelojnë një Ekip të Përbashkët Mbikëqyrës, i cili do të mbikëqyrë në vazhdimësi dhe në bazë të rregullt tre (3) mujore do ta informojnë MASHT-in për punën e ekipeve monitoruese, të gjeturat nga monitorimi dhe zbatimin e kësaj Marrëveshjeje në përgjithësi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)