Nënshkruhet marrëveshja në mes të UP dhe Këshillit Britanik
Prishtinë, 1 gusht - Rektori i Universitetit të PrishtinësHasan Prishtina, prof.dr.Ibrahim Gashi, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. Ian Cliff dhe drejtoresha e Këshillit Britanik, znj.Arjeta Emra, nënshkruan marrëveshje strategjike bashkëpunimi mes Universitetit të Prishtinës dhe Këshillit Britanik. Kjo marrëveshje strategjike do të shënojë vazhdimin e bashkëpunimit shumëvjeçar mes këtyre dy institucioneve dhe zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit.
Në konferencën për media, rektori Gashi tha se UP po bënë përpjekje për edukim profesional përmes Qendrës për mësim tërjetësor ku përmes Këshllit Britanik po mundohemi të gjejmë partner.
Bashkëpunimet me Universitetet Britanike janë prioritet por edhe privilegj për UP-në, me synim të dhënies të diplomave të përbashkëta dhe të përgatitjes të përbashkët të projekteve shkencore e hulumtuese, si dhe shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve, tha rektori Gashi.
Rektori Gashi shtoi se meqë UP planifikon lidhje më të ngushta me tregun e punës jo vetëm në Kosovë por edhe ndërkombëtarisht, parashihet që të zhvillohet komponenti e edukimit profesional përmes trajnimeve të përbashkëta dhe përgatitjes profesionale në bashkëpunim me institucionet britanike. Gjithashtu, duke e pasur parasysh nevojën për njohjen e anglishtes në nivel akademik, përmes kësaj marrëveshje planifikohet përforcimi i mësimdhënies të gjuhës angleze dhe organizimi i testeve të certifikuara ndërkombëtarisht përmes Qendrës së Gjuhëve në Universitetin e Prishtinës.
Ndërsa ambasadori Cliff theksoi se në botën moderne gjuha angleze është një kërkesë për gjeneratat e reja për progresin e tyre në nivel akademik e profesional, prandaj përgëzoj Universitetin e Prishtinës për përpjekjen e tyre për të zhvilluar mësimëdhënien e gjuhës angleze në Universitet.