28 Dhjetor 2024

Nënshkruhet marrëveshja mes Universiteti të Gjakovës dhe Universitetit të Torinos

Gjakovë, 4 dhjetor - Pas iniciativës së kryetares Mimoza Kusari Lila, për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” me  njërën prej universiteteve të shquara të Italisë, me Universitetin e Torinos, sot është bërë edhe nënshkrimi i memorandumit ndërmjet këtyre dy universiteteve publike që shënon dhe konkretizimin e kësaj nisme.

Kryetarja Mimoza Kusari Lila është shprehur e kënaqur që ende pa kaluar gjashtë muaj po vërehen fillet e konkretizimit të bashkëpunimit në lëmin e arsimit, ku përfitues do të jenë akademikët, studentët, por edhe qytetarët e Komunës së Gjakovës.

Shaban Buza, rektor i Universitetit “Fehmi Agani”, me arritjen e këtij bashkëpunimi ka falënderuar kryetaren Mimoza Kusari Lila dhe ka shprehur besimin se do të jetë një eksperiencë shumë i mirë në shkëmbimin e përvojave të studentëve, duke krijuar lidhje dhe bashkëpunime të reja me studimet jashtë vendit.

Kryetarja Mimoza Kusari Lila dhe rektori Shaban Buza kanë folur edhe për idetë dhe projektet tjera në favor të Universitetit “Fehmi Agani”,  ku nga kryetarja Kusari-Lila është dhënë mbështetje e fuqishme edhe për të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)