Nënshkruhet marrëveshja e partneritetit Vlerat e Olimpizmit
Prishtinë, 27 shkurt - Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci së bashku me Kryetarin e \"Komitetit Olimpik Kombëtar të Kosovës\" Besim Hasani si dhe me Drejtuesen e misionit të OJQ-së PLAY international Ana Larderet, nënshkruan marrëveshje parnteriteti për projektin \"Vlerat e Olimpizmit\".
Projekti \"Vlerat e Olimpizmit\" synon ngritjen e vetëdijësimit rreth vlerave olimpike dhe të drejtat e fëmijëve përmes aktiviteteve sportive - edukuese. Projekti është i mbishkruar në kornizë të aplikimit nga Parisi për drejtimin e Lojërave Olimpike dhe Para-Olimpike 2024 dhe fillimisht do të implementohet në tetë shkolla fillore të Komunës së Prishtinës me nxënësit e moshës nëntë vjeçare pra me nxënësit e kalsëve të treta të Komunës së Prishtinës.
Organizata \"PLAY International\" do të organizojë dhe implementojë trajnime për vullnetarët dhe mësimdhënësit të cilët do të zhvillojnë aktivitete praktike në shkolla përkatëse.
Përmes këtij projekti synohet që nxënësit e Komunës së Prishtinës të integrohen në shoqëri përmes lojërave dhe aktiviteteve sportive, me qëllim të zhvillimit të diturisë dhe aftësive jetësore.