Nënshkruhet kontrata për mësimdhënës
Prishtinë, 11 shkurt - Sot do të bëhet nënshkrimi i Kontratës për Mësimdhënës, e cila është përgatitur nga MAShT në bashkëpunim me DKA-të.
Nëshkrimi i Kontratës për mësimdhënës bëhet nga punëdhënësit (DKA-të) dhe punëmarrësit (mësimdhënësit) në praninë e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami.
Ceremonia e nënshkrimit të Kontratës bëhet në ambientet e MAShT (Kati IV) në ora 13:00.