Në Vushtrri nis sot edicioni i II-të i Akademisë Verore "Arbën Xhaferi"
Prishtinë, 11 gusht - Sot në qytetin e Vushtrrisë organizohet edicioni i II-të i Akademisë Verore "Arbën Xhaferi".
Kështu, duke lënë prapa të gjitha kujtimet e bukura, eksperiencat rinore dhe mikëpritjen e bujarinë e qytetit të Gostivarit, ku organizuam edicionin e parë k’të vit akademia do të organizohet në Kosovë.
Në Akademinë Verore Arbën Xhaferi" marrin pjesë 20 të rinjë nga të gjitha trevat shqiptare të cilët janë të moshës 18-23 vjeç, përgjatë qëndrimit të tyre një javorë ata kanë mundësinë që të shkëmbejnë njohuri në tema të ndryshme, poashtu ligjërues të shumtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Lugina.
Ndërsa, tematikat të cilat trajtohen në akademi janë politike, ekonomike dhe sociale. Në datë 16 Gusht pjesëmarrësit e akademisë do të vizitojnë edhe qytetet: Gjilan, Mitrovicë, Kamenicë, Prishtinë dhe Prekaz, ku do të kenë mundësinë që të bashkëbisedojnë me udhëheqës komunal, të vizitojnë monumente historike, trashigiminë kulturore dhe të tjera.
Hapja zyrtare e edicionit të II-të të akademisë verore Arbën Xhaferi" do të bëhet sot në Kalanë e Vjetër të Vushtrrisë në prani të drejtorit ekzekutiv Enis Miftari dhe Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi.
Trajnimet, puntoritë, diskutimet do të fillojnë më datë 12 Gusht, në ditën ndërkombëtare të rinisë.
Akademia ka organizuar tre evenimente të cilat janë të hapur për të gjithë qytetarët.