Në Universitetit e Gjilanit mbahet provimi pranues për studentë të rinj
Gjilan, 24 shtator - Sot në Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.
Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e plotësues për vitin akademik 2019-2020 të studimeve themelore - bachelor do të regjistrojë 488 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.
Shpallja e rezultateve preliminaresdo të bëhet nesër, ndërsa kandidatët të cilët nuk mund të pranohen, kanë të drejtë ankese, më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.
Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakultetet përkatëse.