29 Dhjetor 2024

Në Universitetin “Kadri Zeka” ka qëndruar udhëheqësi i Paqës

Gjilan, 11 dhjetor - Në  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar Delegacioni i Paqes nga Koreja Jugore nën udhëheqjen e Man Hee Lee.

Fillimisht udhëheqësi i Delegacionit të Paqes i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mam Hee Kim, është takuar me Bajram Kosumin, Rektor i Universitetit “Kadri Zeka”, Akademik Fejzullah Krasniqi, Kryetar i Këshillit Drejtues, Shpresë Qamili, Prorektor  për Mësim Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm, për të vazhduar më pas me ligjëratën para stafit akademik, mysafirëve dhe studentëve. 

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” pasi prezantoi udhëheqësin e Delegacionit të Paqes HWPL nga Koreja Jugore, Man Hee Lee, e përgëzoi atë për angazhim e tij në vendosjen e paqes në botë, duke e quajtur atë dhe bashkëshorten e tij avokat të paqes. Njëherësh rektori Kosumi e ka nderuar me mirënjohje, Man Hee Lee, për kontributin e dhënë për paqe në botë.
Ndërkaq Man Hee Lee  në ligjëratën e tij ka folur për aktivitetet që zhvillon Delegacioni i Paqes HËPL në kërkim të zgjidhjes më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për paqe përmes zbatimit të Deklaratës dhe Konventës Ndërkombëtare për ndërprerjen e luftës dhe konflikteve të armatosura ndërkombëtare.

Edhe Mam Hee Kim, udhëheqëse e grupit të grave të Delegacionit të Paqes HWPL, në fjalën e saj ka thënë se ata janë të përkushtuar për të krijuar paqe në botë dhe se kanë për qëllim që brezave të rinj si trashëgim tua lejmë paqen.

Ndryshe Ish-Kryeministri I republikës së Kosovës, Bajram Kosumi, tani rektor i Universitetit “Kadri Zeka” , në samitin botëror “World Alliance of Religions Peace 2014”, i cili është mbajtur në Seul te Koresë në vitin 2014, në mesin e personaliteteve të shquara politike e fetare nga mbi 100 vende te botës, ka nënshkruar deklaratën e Paqes për ndalimin e luftërave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)