Në Universitetin e Prishtinës, 113 kandiate për doktoraturë
Prishtinë, 2 shkurt - Në Universitetin e Prishtinës Hasan Prishtina kanë nisur studimet e doktoratës 113 kandidat në katër fakultete.
Studimet e doktoratës kanë filluar në Fakultetin Juridik, në drejtimet: E drejta Kushtetuese, E drejta Civile, E drejta Penale, E Drejta financiare dhe E drejta ndërkombëtare, në Fakultetin Ekonomik: Departamenti Banka Financa dhe Kontabilitet, Departamenti i Menaxhmentit, ai i Marketingut dhe Departamenti Ekonomik, pastaj më Fakultetin Filozofik në departamentin e Historisë dhe në Fakultetin e Mjekësisë në programin Biomjekësi eksperimentale, me gjithsej 113 kandidat.
Rektori i UP-së, Ibrahim Gashi fillimin e studimeve të doktoratës për këto programe e ka quajtur një përgjegjësi të re e mjaft të madhe, për UP-në, ahkruan Zeri.
Është përmbushje e pjesës më të rëndësishme të misionit tonë që kemi përpara shtetit dhe shoqërisë. Jam i bindur thellë se në frymën e një eksperience dhe tradite të gjatë dhe të suksesshme që ka UP dhe bazuar në resurset dhe kapacitetet që ka UP, si dhe me mbështetje të MASHT-it dhe të ministrit Buja personalisht do tia dalim me sukses këtij misioni, ka thënë ai në ceremoninë e organizuar, të premten, për fillimin e këtyre studimeve.