Në të gjitha shkollat ora e parë e mësimit do t'i kushtohet Skënderbeut
Prishtinë, 17 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, merr vendim që sot në të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të Republikës së Kosovës, ora e parë e mësimit ti kushtohet figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.
Vendimi i ministrit Bytyqi është marrë në kuadër të shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, me emrin e të cilit lidhet një epokë e tërë historike.
Ndryshe, me rastin e shënimi të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, janë organizuar edhe aktivitete të ndryshme kulturore, si dhe është nxjerrë kalendari për vitin 2018 me motive për figurën e Skënderbeut.