Në shkollën 'Xhevdet Doda' hapet punëtoria kreative “makerspace”
Prishtinë, 20 mars - Zëvendësja e Ndihmës Administratorit për Europë dhe Euroazi pranë USAID-it, Gretchen Birkle, do të flasë me rastin e hapjes së punëtorisë kreative “makerspace” në shkollën e mesme Xhevdet Doda.
USAID-i përmes programit të tij Përkrahja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt synon të zhvillojë punësueshmërinë dhe shkathtësitë ndërmarrëse tek të rinjtë e Kosovës.
Projekti ndihmon në zbatimin e planprogramit të Qeverisë së Kosovës për klasët 10-12 duke siguruar teknologji bashkëkohore, trajnime dhe mentorime për mësimdhënësit, dhe hapur “Qendra për Karrierë dhe Ndërmarrësi” në shkollat partnere.
Këto janë hapësira të transformuara, me mbështetjen e prindërve dhe komuniuteteve, në ambiente të cilat pasqyrojnë mjediset bashkëkohore të punës. Ky aktivitet i ndihmon gjithashtu edhe Ministrisë së Arsimit të lidhë shkollat me ndërmarrjet lokale të cilat u ofrojnë nxënësve të shkollave të mesme mundësi për të fituar përvojë pune dhe kryer praktika profesionale.
Cereminia e hapjes qe mbahet sot paraqet kulminacionin e aktivitetit të përbashkët me shkollën e mesme Xhevdet Doda dhe Komunën e Prishtinës për të krijuar një punëtori “makerspace” si pjesë të Qendrës për Karrierë dhe Ndërmarrësi të kësaj shkolle.