29 Dhjetor 2024

Në Kosovë sfidë e madhe mbetet ngacmimi nëpër shkolla

Prishtinë, 28 janar - Blloqet e Ndertimit për Sukes (BEN ) ka organizuar konferencën e parë kombëtare kunder ngacmimit nëpër shkolla.

Në këtë konferencë është prezantuar puna  një vjeçare e projektit “Nga soditësi në ndihmës” (From bystandard to helper), i cili financiarisht është mbështetur nga Ambasada Amerikane,dhe  implemetuar nga BEN OJQ.

Pervec punës së paneleve, në këtë konference u prezantua edhe draft strategjia në parandalim të ngacmimit në nivel të shkollave, e cila është dizajnuar nga BEN në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit të tri komunave (Shtime, Prishtina dhe Fushë Kosova) të cilat kanë qenë pjesë e pilot projektit.

Në këtë konference  u tha se edhe më tutje në Kosovë sfidë e madhe mbetet ngacmimi nëpër shkolla. Andaj Drejtoresha e BEN, Remzije Duli u bëri thirje të gjitha institucioneve relevante të Republikës së Kosovës, që të marrin më seriozisht problemin e ngacmimit nëpër shkolla.  Ajo gjithashtu kërkoi nga komuniteti që të vetëdisohen më shumë në lidhje me pasojat e ngacmimit nëpër shkolla dhe traumat që shkaktohen nga këto dukuri.

BEN gjithashtu kishte bërë një hulumtim, rezultatet e të cilit u shpalosen në  këtë konferencë.  Ky hulumtim ishte kryer në dy faza. Faza e parë përmbledh të gjeturat para implementimit të projektit “Nga soditësi në Ndihmës - from bystander to a helper” kurse faza e dytë në vetë shpalos rezultatet pas implementimit të projektit. Sipas të gjeturave  del se me ngritjen e vetëdijes nëpër shkolla edhe numri i raportimeve të incidenteve shtohet, të gjetura këto që u mbeshteten edhe nga panelet e ekspertëve.

Gjatë  konferences u lancua edhe  blogu “Bullying Kosovo”, pra ngacmimi në Kosovë, ku publiku mund të informohet për rreth qështjes së ngacmimit, llojeve, studimet, pasojat dhe aktivitetet në parandalim të kësaj dukurie.

Gjithashtu u shfaq edhe një film edukativo arsimor, i metrazhit të shkurtër te realizuar nga të rinjët, avokues të projektit “ Prej Soditësit në Ndihmës”. Panelet dhe stafi i shkollave mbështetën këtë video dhe propozuan  të perdoret si preventivë në shkolla dhe ambiente te ndryshme, si aktivitet jashtë kurrikules në shkolla.

Konferenca u konkludua me ndarjen e tri çmimeve për konkursin “Rrefimi më i mirë personal, si i ngacmuar, si sodites apo si ngacmues ” ku vendi i parë i takoi Nazit, 14 vjeqar nga Shkolla Emin Duraku, Komuna e Shtime , vendi i dyte i takoj Raily, 15 vjeqe nga Prishtina High School, Komuna e Prishtinë, dhe  dhe vendi i tretë grupit nga Fushë Kosova.

Në këtë konferencë ishin present edhe perfaqësues nga Ambasada Amerikane, Policia e Kosovës, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë,  Organizata Botërore e Shëndetësisë, Instituti i Shendetit Publik, si dhe përfaqësues nga Komunat, Shoqeria Civile, si psh  Save the children, International Womens Club, Balkan Sunflowers, Staf nga shkollat e ndryshme në Kosovë; vendore dhe internacionale  si dhe nxënës të shumët të cilët kishin ardh të prezantonin punën e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)