Në Kolegjin Pjetër Budi përfundoi Muaji i të drejtave të njeriut
Prishtinë, 10 janar - Me prezantimin e eseve të studentëve, të realizuara në temën e të drejtave të njëriut, të premten në Kolegjin Pjetër Budi ka përfunduar Muaji i të drejtave të njeriut, një aktivitet që ka filluar më 10 dhjetor të vitit të kaluar, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Studentët në esetë e tyre kanë trajtuar tema tëndryshme që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe më gjerë.
Muaji i të drejtave të njeriut në Pjetër Budi më 10 dhjetor nisi me ligjëratën e Adem Demaçit dhe shfaqjen e filmit dokumentar Dear Mandela, përkatësisht me debatin rreth respektimit të të drejtave të njeriut, për të vazhduar me shfaqjen e filmit dokumentar Tri ditë para fillimit të autorit Arsim Lani.
Në kuadër të aktiviteteve të këtj muaji ishte edhe bashkëbisedimi me studentët i Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi dhe më pas pjesëmarrja e studentëve në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut Një Botë, i cili u mbajt në Kolegjin Pjetër Budi.