Në Kadri Zeka qendron ekipi i ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit
Gjilan, 10 maj - Në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan, ka qëndruar ekipi i ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës.
Ata kanë zhvilluar takime të ndara me stafin menaxhues, stafin akademik dhe studentët. Kësaj radhe para tyre është bërë prezantimi i programit të Fakultetit të Edukimit - programi Parashkollor e fillor, Fakultetit Ekonomik - programi menaxhment dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, për të cilin Universitetit Kadri Zeka ka aplikuar për ri akreditim.`
Me këtë rast ekspertët janë njoftuar nga afër edhe me kapacitetet akademike që ka Universiteti për të zhvilluar këto programe. Po ashtu, ekspertët e akreditimit kanë vizituar edhe ambientet e Universitetit ku kanë parë nga afër kushtet infrastrukturore që ofrohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Ndërkaq për Fakultetin Juridik ekspertët e Agjencisë së Akreditimit e Kosovës do të vijnë ditëve në vazhdim.