22 Dhjetor 2024

Në gjithë botën janë 775 milonë analfabetë

Gjenevë, 7 shtator - Në botë rreth 775 milionë njerëz nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë. Këto të dhëna paraqiten në një deklaratë të përhapur të UNESCO-s.

Sipas të dhënave të saj, pothuajse 2/3 e analfabetëve janë vajza dhe gra. Shumica e tyre jetojnë në Azinë Jugore e Lindore, si dhe në Afrikë.

UNESCO konsideron konfliktet e armatosura si një nga arsyet kryesore për numrin e madh të analfabetëve.

Luftrat "të detyrojnë të shpenzosh paratë për nevojat e mbrojtjes, në vend që t’i shpenzosh ato për arsim", "konfliktet reduktojnë gjithashtu rritjen ekonomike, çojnë në përhapjen e varfërisë dhe shkatërrojnë infrastrukturën", vihet në dukje në raport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)