Në Gjilan nis Olimpiada Matematike, mbi 100 nxënës pjesëmarrësâ
Gjilan, 23 shkurt - Nën përkujdesjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit, në Gjilan ka filluar të mbahet Olimpiada Matematike, ku po marrin pjesë mbi 100 nxënës të klasave të IX, X, XI dhe XII.
Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, ka deklaruar se deri tani procesi i Olimpiadës po shkon mjaft mirë, ndërkaq ka theksuar se Gjilani po vazhdon të jetë shembull i organizimit cilësor të olimpiadave matematike.
Ai ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e madhe që po i jep sektorit të arsimit, duke shtuar se falë përkrahjes së tij, Gjilani po vazhdon me qenë shembull i suksesit në këtë aspekt.
Olimpiada Matematike Gjilani 2019 përfundon në ora 17:00 me shpalljen e fituesve dhe ndarjen e mirënjohjeve. Fituesit do të marrin pjesë në garat republikane.