15 Nëntor 2024

Në Gjilan mbyllet konkursi për pranimin e studentëve të rinj

Gjilan, 18 korrik - Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë aplikuar rreth 700 maturantë deri në ditën kur edhe është mbyllur konkursi. Në bazë të statistikave, ka pasur një interesim mjaft të madh të maturantëve për të qenë studentë në Universitetin “Kadri Zeka”, kurse fakulteti më i preferuar ka qenë Juridiku.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e parë, për vitin akademik 2017-2018, në fakultet për të cilat ka qenë i hapur konkursi, Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Ekonomik, respektivisht programet Banka, Financa dhe Kontabilitet, programin Marketing dhe programin Menaxhment të studimeve themelore – bachelor do të regjistrojë 523 studentë të rregullt, kurse për programin master E-Qeverisja, program ky i përbashkët në mes tri Fakulteteve- Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Kompjuterike, brenda Universitetit “ Kadri Zeka”, do të regjistrojë 39 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Shpresë Qamili, prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan tha se procesi i aplikimit dhe pranimit të dokumenteve ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik.

“Procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme,është administruar në mënyrë efikase, dhe nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsi në procesin e pranimit të aplikimeve të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik – online”, tha Prorektorja Shpresë Qamili.

Ndërkohë, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan më 21 korrik do të mbahet provimi pranuese, ora e mbajtjes së provimit pranues dhe salla do të shpallet në ueb faqen e universitetit, kurse deri më 25 korrik 2017 shpallen rezultatet në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.

“Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 27.07.2017 duke filluar nga ora 10.00”, thuhet nw njw kumtesw tw Universitetit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)