Në Gjilan ka filluar me kohë semestri veror
Gjilan, 16 shkurt - Në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan kanë filluar me kohë ligjëratat dhe ushtrimet për semestrin veror të vitit akademik 2015/2016.
Me këtë rast studentëve u është drejtuar Shpresë Qamili, Prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve e cila ka thënë se gjatë këtij semestri do të punojmë më shumë dhe sigurisht se do të kemi rezultate edhe më të mira: Jam e gëzuar që sot filloi semestri veror, besoj se këtë semestër do të punoj më shumë dhe do kemi rezultate më të mira\" , është shprehur prorektorja Qamili.
Universiteti Kadri Zeka në Gjilan këtë semestër e filloi më i përgatitur se më parë, pasi që trembëdhjetë profesorë te rinj te rregullt kane filluar me ligjërata të cilët do të përgatisin studentët e UKZ-së për tregun e punës jo vetëm të Kosovës por edhe të Rajonit e Evropës. Kjo dëshmon gatishmërinë dhe përkushtimin e menaxhmentit drejtues të Universitetit për krijimin e kushteve dhe përkushtimin për punë, gjithnjë kur është fjala për Institucionin dhe studentët në aspektin e ngritjes së cilësisë.
Studentët kanë pasur një muaj pushim nga ligjëratat, ku gjatë asaj periudhe kanë hyrë në provim në lëndët e semestrit paraprak.