29 Dhjetor 2024

Në 32 vjetorin e reniës nderohen heronjtë e Mala e Nuhi Berisha

Gjilan, 11 janar - Në nderim të veprës së dëshmorëve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi së bashku me Prorektoren Shpresë Qamili, dekanët Jonuz Dërvodeli, Xhevdet Thaqi ,Flamur Hyseni dhe Sekretarin e Përgjithshëm Vaxhid Sadriu, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Me këtë rast është thënë se të gjithë përulemi me nderimin më të madh para atyre që me sakrificën e tyre sublime bënë të mundur që ne sot t’i nderojnë ata në liri. Heronjtë  e Kombit bënë të mundur që Kosova sot të jetë një vend që ecën e sigurt në rrugën e integrimit evropian. Nderim përjetë atyre, familjeve të tyre që sot nuk kanë më të dashurit, por kanë emrin e mirë që ata lanë për veprën e pavdekshme që realizuan.

Rexhep Mala e Nuhi Berisha shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare. Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative.

Ndërmjet 11 e 12 janarit, 32 vite më parë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë. Sot për veprën patriotike të Rexhep Malës e Nuhi Berishes me plot krenari flasin bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët dhe mbarë Kosova e trevat shqiptare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)