15 Nëntor 2024

Ndryshimet e reja i ashpërsojnë kriteret për avancim akademik

Prishtinë, 21 prill - Qendra për Kurajo Politike (CPC) në kuadër të programit për fuqizimin e kapaciteteve hulumtuese në shkencat shoqërore në Kosovë, si dhe nxitjes së një dialogu të informuar në mes palëve të interesit, organizoi takimin e katërt të rradhës, “Scientific Cafè”.

Ky takim në fokus të diskutimit kishte procesin e amandamentimit të Ligjit për Arsimin e Lartë, si dhe ndikimin e këtij procesi në gjendjen e kërkimeve shkencore në Kosovë.

E ftuar në cilësinë e folëses ishte znj. Drita Kadriu, Drejtoreshë e Departamentit për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë së Kosovës, ndërsa hapja informuese e diskutimit u bë nga profesori Arben Hajrullahu, nga Departamenti i Shkencës Politike në Universitetin e Prishtinës.
 
Znj. Drita Kadriu vlerësoi se procesi i amandamentimit të Ligjit përArsimin e Lartë paraqet një hap kyç dhe të domosdoshëm, të ndërmarrë në përpjekje për të ngritur cilësinë e Arsimit të Lartë dhe për të krijuar një hapërsirë inovative studimi e kërkimi në Kosovë.

Përgjatë diskutimit, ajo shpalosi disa nga komponentat e reja më të rëndësishme të këtij ligji si ajo e: financimit të institucioneve të Arsimit të Lartë, e cila fokusohet në ngritjen e kapaciteteve të njësive akademike për përfitimin e projekteve dhe granteve ndërkombëtare; menaxhimit - duke ofruar një ndarje të qartë të kompetencave menaxheriale dhe zhvillimin e resurseve njerëzore; si dhe komponenta e tregut të punës, e cila synon harmonizimin e plan programeve mësimore konform nevojave dhe kërkesave të tregut të punës në Kosovë.
 
Për sa i përket komponentës së hulumtimit shkencor, u tha se amandamentimet ligjore synojnë zgjerimin e rolit dhe karakterit të institucioneve të Arsimit të Lartë, nga institucione thjeshtë mësimdhënëse, siç kanë qenë deri më tani, në institucione kërkimore shkencore.

Po ashtu, u cek se ndryshimet e reja i ashpërsojnë kriteret për avancim akademik, duke kërkuar më shumë hulumtime dhe publikime kredibile shkencore nga stafi akademik.

Gjatë diskutimit, u cilësua se institucionet e arsimit në Kosovë, por edhe shoqëria në përgjithësi, kanë mungesë të kulturës dhe traditës së hulumtimit të mirëfilltë shkencor, dhe se shumë më shumë përpjekje duhet të bëhen, duke filluar që nga ciklet e ulëta të shkollimit, në mënyrë që kjo gjendje të përmirësohet.
 
Ndryshim i rëndësishëm u cilësua edhe themelimi i Unionit të Studentëve, si një entitet i përbashkët punues për të gjitha organizatat studentore, i cili do të koncentrohet në sjelljen e risive akademike përmes projekteve ndërkombëtare, si dhe në përfaqësimin sa më të plotë e gjithë përfshirës të interesave të studentëve.
 
Në takim u diskutua poashtu edhe rreth Ligjit për Profesionet e Rregulluara, si një ligj i rëndësishëm për përcaktimin, mbrojtjen dhe garantimin e standardeve për ushtrimin e profesioneve të caktuara. Fillimisht, ky ligj do të pilotohet në tri fusha profesionale: në edukim, mjekësi, si dhe në profesionet teknike.

Njëherit, u konsiderua se ky ligj do të shërbej edhe si barometer i shkallës së cilësisë së institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)