Ndërtimi i çerdhes në Lagjen Arbëria krijon edhe 91 vende pune
Prishtinë, 14 gusht - Në kuadër të zotimit të ekzekutivit të Komunës së Prishtinës Çerdhe e përballueshme në çdo lagje të Prishtinës, gjatë muajit gusht fillon ndërtimi i çerdhes ne lagjen Arbëria III. Kjo çerdhe do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 594.6m2, ndërkaq numri i fëmijëve që do të pranohen do të jetë nga 130 deri në150 fëmijë.
Numri i punëtorëve qe do te angazhohen ne realizimin e këtij projekti është 141 prej tyre 91 punëtorë përzgjidhen nga enti i punësimit. Tashmë është hapur konkursi për pranimin për 91 vende e lira te punës. Në këtë mënyrë, po i jepet një kontribut modest zbutjes së papunësisë në komunën tonë.
Shuma e mjeteve që do te investohet në çerdhe është deri 440,000 euro. Ky projekt realizohet në bashkëfinancim me IOM, përmes projektit Kosova e Bukur. Nga 440,000 euro sa do të investohen, Komuna e Prishtinës investon 210.000 euro, ndërsa Bashkimi Evropian investon 230.000 euro.