Ndërpriten provimet në Universitetin e Prishtinës
Prishtinë, 7 shkurt - Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur për të gjithë studentët, pedagogët dhe drejtuesit e njësive akademike së për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe acarit të madh që ka përfshirë mbarë vendin, shtyhën të gjitha provimet, marrja e nënshkrimeve, marrja e notave dhe aktivitet e tjera akademike, të parapara për këtë javë me studentë.
Provimet dhe aktivitetet tjera rifillojnë sërish nga data 13 shkurt.
Udhëzohën përgjegjësit e njësive akademike që provimet e parapara për këto ditë, ti programojnë në një kohë të përshtatshme dhe për këtë ti njoftojnë me kohë studentët dhe mësimdhënësit.