Ndahet çmimi 'Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve'
Prishtinë, 14 nëntor - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), në bashkëpunim me Zyren e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) organizon ngjarjen e ndarjes së çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”.
Ndarja e çmimit do të bëhet në bazë të monitorimit të përdorimit të gjuhëve zyrtare në ueb faqet zyrtare duke përfshirë edhe rrjetet sociale të Institucioneve përkatëse.
Ngjarja do të mbahet sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.