Ndahen shpërblimet për garën “Shkolla ideale”
Prishtinë, 1 nëntor - Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) organizon sot ceremoninë në Muzeun Kombëtar në të cilën do të bëhet ndarja e shpërblimeve për garën “Shkolla ideale”.
Gjatë kësaj ceremonie do të shpallen tri shkollat fituese të garës si dhe do të mbahen punëtori për nxënësit dhe mësimdhësit e pranishëm.
Ngjarja organizohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si pjesë e festimeve në kuadër të 20 vjetorit të bashkëpunimit gjerman në Kosovë.