27 Dhjetor 2024

Ndahen mirënjohje për 80 maturantë

Gjakovë, 25 qershor – Sot në ambientet e Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, është organizuar një manifestim nderimi për 80 maturantë të kësaj vatre arsimore, të cilët për katër vite shkollore kanë arritur sukses shembullorë në mësime dhe në aktivitete tjera edukativo-mësimore.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, drejtoresha e Arsimit Diana Qarkaxhija, si dhe arsimtar e familjarë të nxënësve maturantë të kësaj gjenerate 2014-2015.

E para e Gjakovës Kusari-Lia, ka shprehur urimin më të thellë për suksesin e këtyre maturanteve, duke shtuar se “Maturantët e kësaj gjenerate të cilët arritën këtë sukses kaq të lartë mësimorë, janë shpresë e një të ardhme të favorshme për Komunën e Gjakovës, e cila përherë ka nxjerrë kuadro të larmishme që kanë ndikuar në zhvillimin e përgjithshëm të komunës dhe më gjerë”. Një urim të thellë për këtë gjeneratë e ka dhënë edhe Drejtori i Gjimnazit “Hajdar Dushi”, Bedri Cahani.

Në fund të këtij manifestimi, janë shpërndarë edhe mirënjohjet për 80 maturantët e kësaj shkolle.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)