15 Nëntor 2024

Ndahen çmimet e garës për bursa në projektin "Frozen Music"

Prishtinë, 15 nëntor - Rrjeti CSR Kosova, në bashkëpunim me partnerët; fabrika e çimentos Sharrcem, Al Trade, UBT, ProCredit Bank, Universiteti i Prishtinës - FNA, Këshilli i Investitorëve Evropianë, që nga viti 2015, ka filluar kërkimin e arkitekteve dhe profesionistëve të rinjë të cilëve nuk ju mungon dëshira, vullneti dhe pasioni për profesionin e tyre.

Projekti frymëzues Frozen Music: Fuqizimi i Rinisë përmes Arsimit, është vazhdimësia e projekteve në fuqizim dhe mbështetje të arsimit, të qëndrueshmërisë dhe ambientit. 

Pas një pune mbi një vjeçare të Sharrcem, Rrjetit për Përgjegjësi Shoqërore Korporative (CSR) dhe të gjithë partnerëve të tjerë, mbrëmë në një ceremoni solemne u prezantuan të gjitha punimet e arkitekteve,  inxhinierëve te rijnë dhe profesionistëve, që ishin fitues të njërit prej 25 shpërblimeve që u ndanë sot.  

Shqipton Arifi (Arkitekturë) dhe Bledian Nela (Ndërtimtari) u shpërblyen me dy vendet e para duke fituar Bursa të plotë për studime Master në vende anëtare të BE-së me të gjitha shpenzimet e paguara. Shtatë të shpërblyerit e dytë fituan nga një Laptopë profesionalë me specifika superiore si mjet vetë-punësimi për arkitektët e rinjë.

Dhjetë studentët e tjerë në renditje sipas pikëve të vlerësuara nga juria do të kenë kënaqësinë që të shijojnë vizita ndërkombëtare të studimit në lokacione të ndryshme në vendet e BE-së. Tri Kopje të librit “Neufert” dhe katërmbëdhjetë Trajnime për Menaxhim të Projekteve ishin shpërblimet e radhës me të cilat u përmbyllë lista e shpërblimeve.

Të pranishëm në takim ishin: arkitektë, ekspertë ndërkombëtarë, përfaqësues të institucioneve Kosovare, të arsimit të  lartë, mjedisit, bizneseve dhe OJQ-ve, pjesë e rëndësishme ishin edhe studentët dhe ish studentët e drejtimit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit nga Universiteti Publik i Prishtinës dhe universitetet private.

Emmanuel Mitsou, Drejtor i Sharrcem, me rastin e ndarjës së shpërblimeve u shpreh që ndihet i kënaqur që fabrika Sharrcem ka qenë pjesë e këtij projekti, në të mirë të fuqizimit të arsimit dhe të rinjve që janë ardhmëria e Kosovës.

Me këtë rast z. Mitsou uroi të gjithë fituesit e shpërblimeve: “Urime për të gjithë fituesit, i kam parë punimet dhe janë të mrekullueshme,  fuqia e ideve dhe llojllojshmëria e ideve duke dhënë shpresë pozitive për gjerat që do të vinë. Inspirimi ishin të rinjtë e këtij vendi, ne filluam me artitektët, por unë do të doja të mendoj për dy tri vitet e ardhshme, iniciativa te tilla të ndodhin për financierët, të ndodhin për avokatet edhe për të gjitha fushat e tjera.”

Robert Ëright, kryeshef ekzekutiv i Reiffeisen Bank në Kosovë, ka thënë se më herët nuk ka parë një popullsi kaq të re dhe ambicioze, ndërsa ka lavdëruar studentët për kreativitetin e treguar.

Fituesi i bursës për studime në BE, Shqipton Arifi u shpreh: “Shpresoi që ky projekt do tërheq mendjen e shumë të rinjve kosovar që të aplikojnë në projekte si Frozen pasi që ka diçka të vlefshme për rininë e Kosovës dhe po ndermirën shumë aktivitet për zhvillimin e tyre. Ai i falënderoj iniciuesit e projektit Frozen Music duke shpresuar që kur të kthehet në Kosovë të jetë gjenerues i vendeve të punës.”

Fituesi tjetër për studimeve në BE, Bledian Nela ndër të tjerash tha: “Faleminderit fabrikës Sharrcem dhe të gjithë partnereve për fuqizimin dhe përkrahjen e këtij projekti për avancionin e ideve të reja për Kosovën”.

Në emër të rektorit të UBT-së, ka folur dekani e Fakultetit të Arkitekturës, Lulzim Beqiri. Ai ka theksuar se UBT e ka derën hapur për ata që kanë iniciativa, sidomos kur në plan të parë është studenti dhe promovimi i vlerave të tij.

“Një pjesë e madhe e studenteve pavarësisht kapacitetit që e kanë nuk kanë mundësi me ardh në shprehje duke pas parasysh që rrethanat apo mundësit në një arenë që është e mbyllur për dikë natyrshëm që nuk mundet me i pas performancat që i ka dikush që mund të përballet me probleme të ndryshme. Prandaj ky projekt është dhe do të jetë një dritare për të gjithë studentet e rijnë,” - u shpreh Beqiri.

Bajram Gashani, Drejtor i Al Trade, tha: - “Shpresojmë që të kemi sa me shumë iniciativa të tilla prej kompanive vendore që sa do pak të kontribuojmë në komunitetin si dhe zhvillimin dhe avancimin e gjeneratave të reja.”

Dr. Naser Kabashi, ish-Dekan i FNA-UP, ndër të tjerash tha: - “Ne do te jemi të hapur dhe shumë aktiv. Kjo iniciative ka rezultuar me një sukses të mirë që unë sot ndihem krenar që unë sot jam këtu dhe studentet e mi të gjithë janë përfitues të këtyre bursave apo përfaqësues të këtyre shpërblimeve.”

Lideri i Projektit “Frozen Music”, Senton Kacaniku u shpreh: “Për neve dhe për të gjithë është e rëndësishme qëndrueshmëria. Po jetojmë në Kosovë që për një kohë të gjatë për shkak te mos përqendrimit të qëndrueshmëria dhe efiqienca kemi bërë gabime si shoqëri. Në këtë mënyre ne duhet të mbështesim të rinjtë të kanë ide që ketë anije të vogël (Kosovën) ta drejtojnë në rrugën e drejte”.

Të gjitha punimet e fituesve u ekspozuan gjatë ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve fizikisht dhe përmes një video, ku ishin përmbledhur të gjitha punimet fituese. Të pranishmit kishin mundësinë që të njoftohen me këta të rinjë që simbolizojnë të ardhmen e ndritur të vendit tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)