Ndahen 74 bursa, 20 për studentët e veriut
Prej 74 bursave, 20 janë ndarë për studentët e pjesës veriore që studiojnë në universitetet publike të Republikës së Kosovës.
Pas përfundimit të afateve për ankesa, drejtuesit e Komunës së Mitrovicës, kanë organizuar të enjten një ceremoni për nënshkrimin e kontratave me përfituesit.
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se përkundër mundësive të kufizuara buxhetore kanë vendosur që të rrisin numrin e përfituesve të bursave prej 50 sa ka qenë zakonisht në 74 me qëllimin e vetëm që të përkrahen studentët e veriut.
Të kënaqur me këtë vendim të komunës janë shprehur edhe përfituesit e bursave, në radhë të parë ata të veriut. Mentor Boja, banor i Lagjes së Boshnjakëve, i cili studion Shkencat Sociale në Fakultetin Filozofik në UP, tha se ndarja e bursave për ta është një lehtësim i madh.
Pos bursave dy vitet e fundit Komuna e Mitrovicës na ka mundësuar edhe udhëtimin pa pagesë, kështu që jemi shumë mirënjohës.
Vlera e bursave mujore është 50 euro dhe jepet për vitin akademik 2012/13