Naser Sahiti zgjedhet rektor i Universitetit të Prishtinës
Prishtinë, 19 gusht - Këshilli Drejtues i UP-së sapo ka zgjedhur profesorin Naser Sahiti me 7 vota si rektor të Universitetit të Prishtinës për një mandat 4 vjeçar.
ORCA si organizatë e deleguar nga Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), me ftesë të Këshillit Drejtues, e ka monitoruar procesin e intervistimit dhe votimit të rektorit të ri.
Me këtë rast ORCA përgëzon Këshillin Drejtues për transparencës. Po ashtu ORCA thekson se prezantimet e të gjithë kandidatëve kanë qenë të dinjitetshme dhe kanë adresuar shqetësimet kryesore të publikut që lidhen me transparencën dhe integritetin.
ORCA përgëzon rektorin e ri Naser Sahiti duke i ofruar mbështetje dhe duke i rikujtuar se së bashku me organizatat tjera joqeveritare nga koalicioni KITU, do të jetë duke parë jetësimin e prezantimit të bërë me rastin e zgjedhjes si rektor, rregullativat ligjore dhe detyrimet tjera shoqërore që vijnë me këtë pozitë të rëndësishme në vendin tonë.