Naser Sahiti, ushtrues detyre i rektorit të UP-së
Prishtinë, 8 shkurt - Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina në mbledhjen e jashtëzakonshme, ka emruar Naser Sahiti, prorektor për buxhet dhe financa, ushtrues detyre i rektorit të UP-së, deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt.
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 08.02.2014, mori këtë:
VENDIM
1. Aprovohet dorëheqja e prof. dr. Ibrahim Gashit nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina.
2. Prof. asoc. dr, Naser Sahiti, prorektor për buxhet dhe financa, caktohet ushtrues detyre i rektorit të UP-së, deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt.
3. Prof. asoc. dr, Naser Sahiti, vazhdon të ushtrojë edhe detyrën e prorektorit për buxhet dhe financa në UP.
4. Prorektorët e tjerë, vazhdojnë të ushtrojnë detyrën në sektorët përkatës deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt.
5. Deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt, do të ngrihen të gjitha procedurat e zgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik, shpallje të konkurseve të reja për zgjedhje apo avancim te stafit akademik, nuk do te shpallen konkurse për vende te reja në administratë si dhe anulohen konkurset aktuale për zgjedhje të stafit administrativ.
6. Deri ne zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt, u.d. i rektorit, do të siguroj mbështetjen maksimale për implementimin e vendimeve të Senatit nga mbledhja e datës 28.01.2014 si dhe kërkesave dhe rekomandimeve që mund të dalin nga organet kompetente ( KD , Senati, MASHT, Kuvendi i Kosovës, etj).
7. Këshilli Drejtues i UP-së e vlerëson aktin e reflektimit të rektorit të deritashëm prof.dr. Ibrahim Gashi dhe e falënderon atë për punën e tij të deritanishme!