Naim Syla zgjidhet rektori i Universitetit Kadri Zeka
Gjilan, 6 shkurt - Anëtarët e Këshillit të Përkohshëm Drejtues, të Universitetit Kadri Zeka në Gjilan, kanë zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Naim Syla, kryetarit të Këshillit të Përkohshëm Drejtues.
Në bazë të statutit të përkohshëm të këtij institucioni pozita e u.d. së rektorit, automatikisht i takon Kryetarit të Këshillit drejtues.
Zgjedhja e tij në këtë pozitë është bërë me votim të hapur dhe është votuar nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Përkohshëm drejtues.
Zgjedhja e ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit Kadri Zeka ndodhi gati një muaj pas dorëheqjes së ish-rektorit Arben Dërmaku.
.