Nagavci inspektoi punimet në oborrin e shkollës \"Ismail Qemajli\"
Prishtinë, 22 prill - Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, së bashku me zyrtarë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Urbanizmit, vizituan shkollën \"Ismail Qemajli\", ku inspektuan punimet që po bëhen në oborrin e kësaj shkolle.
Projekti në këtë shkollë përfshin renovimin e terenit sportiv për fëmijë, 4 klasë verore që të zhvillohet mësimi jashtë, vende për pushim e argëtim për komunitetin edhe pas orarit të mësimit etj.
Vlera e projektit në shkollën \"Ismail Qemajli\" është 178000 euro, nga të cilat 80% financohet nga Demosi zviceran, ndërkaq 20% Komuna e Prishtinës.