15 Nëntor 2024

Mustafa prorektor për Buxhet në Universitetin “Kadri Zeka”

Gjilan, 10 qershor- Naim Mustafa  është zgjedhur  prorektor për Buxhet dhe Financa në Universitetin “Kadri Zeka”.

Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,  në mbledhjen e mbajtur më 10.06.2016 pas propozimit  të  Rektorit, ka zgjedhur  prorektorin për Buxhet dhe Financa Prof. Ass. Dr. Naim Mustafa.

Prorektori  Naim Mustafa  është Doktor i shkencave ekonomike. Ai  është profesor i rregullt i lëndëve nga fusha e Menaxhmentit në Fakultetin Ekonomik të Universitetit  “Kadri  Zeka” në Gjilan.
Me këtë vendim të Këshillit Drejtues është kompletuar menaxhmenti i Universitetit, që udhëhiqet nga Rektori, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)