23 Dhjetor 2024

Mustafa priti një grup studentësh të Programit Ballkanik për Paqe

Prishtinë, 26 maj - Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, priti një grup prej 8 studentësh nga Kandaja, Anglia dhe Çekia, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të  Programit Ballkanik për Paqe.

Në agjendën e këtij programi qëndrimi disaditësh në familjet shqiptare në Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni. Ndërkaq, qëllimi i Programit Ballkanik të Paqes është  krijimi i mundësive që studentët e huaj të mësojnë më shumë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Zëvendësministri Mustafa, me këtë rast, ka falënderuar studentët për misionin që kanë,  ndërsa  njoftoi  lidhur me zhvillimet aktuale të arsimit në Ksosovë.

“Në agjendën e programit tuaj shoh se keni vizitë vendeve postkonfliktuoze  dhe nisur nga kjo, mbase  mund të keni edhe  paragjykime të llojllojshme për Kosovën, por gjatë qëndrimit këtu, ju do të bindeni se Kosova është vend i të rinjëve të kulturuar dhe  që mendojnë pozitivisht për jetën në përgjithësi, të cilët ne si ministri po angazhohemi që t’i arsimojmë sipas metodave bashkëkohore”, tha zv/ministri Mustafa.

Duke folur për arsimimin e komuniteteve, zv/ministri Mustafa tha se “Kosova është i vetmi vend në  Evropë, e cila mësimin parauniversitar e zhvillon në 4 gjuhë (shqip, serbisht, turqisht dhe boshnjakisht), ndërsa po pilotojmë mësimin në gjuhën e tyre edhe për komunitetin rom”, theksoi z. Mustafa.

Ndërkaq, sa i përket përfshirjes së të rinjëve në shkollimin e lartë  zv/ministri Mustafa tha se deri para tre vitesh përfshirja në këtë nivel shkollimi nuk ishte e kënaqshme ndërsa, tani kemi 3 universitete publike dhe 23 kolegje private, ndërsa  janë në themelim edhe 3 universitete publike. “Kjo qasje ka bërë që  shkalla e  përfshirjes së të rinjëve në arsimin e lartë të jetë 50 përqind“, theksoi z. Mustafa.

Mysafirët u ndanë të kënaqur me informacionet që morën dhe u shprehën se Kosova është shtet i vogël, por me perspektivë të ndritshme për të ardhmen dhe kjo në saje të dëshirës dhe angazhimit për dije.

Ndryshe, ky grup studenëtsh janë të vendosur në familjet shqiptare në Gjilan dhe gjatë  dy javëve të para të programit, këta studentë  sikur edhe nikoqirët e tyre  do t`i ndjekin ligjëratat  3-orëshe çdo ditë, në anglisht, me temën Zhvillimi i Vendeve Paskonfliktuoze, me theks te veçantë Kosovën.

I gjithë ky program dhe programe të tjera arsimore me karakter ndërkombëtar, e në të mirë të Kosovës dhe të rinjëve tanë, bëhen nga Fondacioni “Bislimi Grup”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)