Mustafa përkrahë Rektorin
Prishtinë, 4 dhjetor - Universitetin e Prishtinës duhet ta respektojmë të gjithë dhe të lejojmë që të zhvillohet si institucion i pavarur nga diktatet e presionet, ka thënë sot lideri i LDK-së Isa Mustafa.
\"Ai është tempull i dijes dhe ndër simbolet e para të fillimit të pavarësisë së Kosovës. Dija në këtë institucion nuk fitohet me lista të adresuara dhe me emërime politike, por me punë të përkushtuar të trupit arsimor dhe të studentëve, me respektim të kritereve, me ballafaqim me institucionet e tjera të arsimit të lartë dhe me konkurrencën mësimore e shkencore.\"
\"Prandaj meriton përkrahje përkushtimi i Rektorit të Universitetit të Prishtinës për të mbrojtur ato vlera që kanë mbetur në universitetin tonë dhe për ta kthyer atë kah kriteret e vlerës dhe dija\", shkruan Mustafa në FB.